1 Euro sot, vlen sa 1 dollar në 2017 – Monedha Europiane prek minimumin historik, këmbehet me 116.78 lekë
Monedha e përbashkët europiane e ka mbyllur muajin Korrik 2022 me një tjetër rekord historik. Të dhënat zyrtare të Bankës së Shqipërisë, sa i përket kursit të këmbimit mes euros dhe lekut, tregojnë se, euro është këmbyer mesatarisht me 116.78 lekë gjatë muajit korrik të këtij viti, nga 119.13 që fiksohej kjo mesatare gjatë muajit Qershor. Asnjëherë më parë që prej vitit 2002 kur ka hyrë në qarkullim, monedha e përbashkët nuk ishte këmbyer mesatarisht gjatë një muaji me një normë nën 116 lekë. Madje, ky nivel i monedhës europiane, i përafrohet normës me të cilën këmbehej dollari përkundrejt lekut në vitin 2017. Kështu, një dollar amerikan këmbehej me 116.3 lekë gjatë muajit qershor 2017, ndërkohë që sot, 1 Euro këmbehet me 116.78 lekë………Për të lexuar artikullin e plotë klikoni këtu!
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.