1 në 5 shqiptarë punon mbi 10 orë në ditë – 237 mijë individë punojnë më shumë se 49 orë në javë!
Të dhënat më të fundit nga Instituti i Statistikave në lidhje me tregun e punës tregojnë se gati 1 në 5 shqiptarë të punësuar, me ose pa pagë, punojnë mbi 49 orë në javë, çka përkthehen në më shumë se 10 orë punë në ditë, në rastin e një pushimi javor dy-ditor, dhe mbi 8 orë në ditë, në rast të pushimit javor 1-ditor. Janë në total 237 mijë të punësuar, ose 19% e totalit të të punësuarve të cilët punojnë mbi 49 orë në ditë. Sipas kodit të punës, orët javore nuk duhet të jenë më shumë se 40 të tilla. Nga ana tjetër, shifrat zyrtare tregojnë se më shumë se gjysma e të punësuarve punojnë nga 40 deri në 48 orë në javë, më saktësisht 56.7% e totalit. Ky interval përfshin kështu edhe atë mbi 8 orë punë në ditë, çka sinjalizon se pjesa dërrmuese e të punësuarve në vendin tonë punojnë mbi këtë kufi. Ndërkohë, rreth ¼ të punësuar në vendin tonë punojnë 40 orë pune në javë. Kjo normë ndahet si vijon: 3.5% punojnë mes 35-39 orëve në javë, 6.3% punojnë mes 30-34 orëve në javë, 10.7% punojnë mes 15-29 orëve në javë, 2.6% punojnë mes 1-14 orëve në javë, ndërsa 1.2% nuk kanë një orar të përcaktuar…Për të lexuar artikullin e plotë klikoni këtu!
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.