“100 euro për çdo student” – Dorëzohet në Kryeministri peticioni me 6 mijë firma!
Vetëm pak javë i ndan nga fillimi i vitit të ri akademik dhe studentët tregohen të vendosur për të marrë një ndihmë nga qeveria për përballizmin e krizës ekonomike.
Me 6.000 firma të mbledhura në një peticion të zhvilluar online, studentët i janë drejtuar institucionit të kryeministrisë për të kërkuar përfshirjen në paketën antikrizë.
Të pyetur nëse do tu bashkohen protestës së pedagogëve, studentët thonë se kërkojnë mbështetjen e tyre për një bojkot të mësimit.
Për studentët, akomodimi në Tiranë këtë fillim viti akademik është edhe më i vështirë teksa çmimet e qirave qëndrojnë tepër të larta, gjithashtu dhe rritja e çmimeve të shportës.
Të ndodhur në të njëjtat kushte përballës krizës që ka prekur vendin janë edhe pedagogët të cilët kërkojnë rritje të pagave ose përndryshe do të bojkotojnë mësimin.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.