123 vendet më të mira për të parë perëndimin e diellit – Kështjella që e fut Shqipërinë në listë!

Ekipi i përmbajtjes së Morning Life përdori Tripadvisor për të mbledhur të dhëna për vendet më të mira për të parë një perëndim të diellit duke përdorur fjalën kyçe “perëndimi i diellit” në çdo vend të botës. Në rishikimet e tyre, vendet kryesore për të parë perëndimin e diellit ishin ato me më shumë përmendje të “perëndimit të diellit”.
Më poshtë janë 10 vendet më të mira për të parë perëndimin e diellit:
- Sheshi Mallory, Shtetet e Bashkuara
- Burj Khalifa, Emiratet e Bashkuara Arabe
- Piazzale Michelangelo, Itali
- Tempulli Tanah Lot, Indonezi
- Plazhi Mindil, Australi
- Angkor Wat, Kamboxhia
- Kulla Eifel, Francë
- Pagoda Shwedagon, Mianmar
- Mali Sugarloaf, Brazil
- Syri i Londrës, Mbretëria e Bashkuar
Në listën e 123 vendeve më të mira për të parë perëndimin e diellit në botë sipas morninglifelife.co.uk Shqipëria renditet në vendin e 79-të me Kalanë e Lëkurësit me 50 pikë:
Edel Strazimiri / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.