440 milion lekë për pronarët e pasurive të paluajtshme që preken nga ndërtimet e legalizuara – Ja zonat kadastrale që përfshihen
Nëpërmjet një njoftimi të publikuar në Fletoren Zyrtare është bërë me dije se Këshilli i Ministrave ka vendosur kompensimin financiar të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, për sipërfaqet takuese, të zëna nga ndërtimet e legalizuara në drejtoritë vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës: Elbasan, Kamzë–Vorë, Tiranë Rurale 1, Tiranë Jug, Tiranë Veri, Shkodër, Vlorë, Durrës, Tiranë Rurale 2, Zonat e Stimuluara, Lezhë, Kavajë dhe Sarandë.
Referuar publikimit, vlera e përgjithshme e kompensimit financiar është 440 125 488,09 (katërqind e dyzet milionë e njëqind e njëzet e pesë mijë e katërqind e tetëdhjetë e tetë presje zero nëntë) lekë, për sipërfaqen 50 927,5 (pesëdhjetë mijë e nëntëqind e njëzet e shtatë presje pesë) m².
Për kompensimin financiar të pronarëve të pasurive të paluajtshme, që preken nga ndërtimet e legalizuara, shuma e kompensimit financiar vihet në dispozicion nga Agjencia e Trajtimit të Pronave.
Për kompensimin e pronarëve përdoren po ato të ardhura që arkëtohen nga drejtoritë vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, si rrjedhojë e kalimit të pronësisë nëpërmjet shitjes së parcelës ndërtimore, si për pasuritë shtetërore edhe për pasuritë e të tretëve, në favor të objekteve informale që legalizohen.
Ngarkohen Agjencia Shtetërore e Kadastrës dhe Agjencia e Trajtimit të Pronave për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren zyrtare.
Për listën emërore klikoni këtu!
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.