500 milionë lekë investime për fshatrat turistike – Fondi Shqiptar i Zhvillimit hap tenderin për transformimin e tyre
Një transformim I fshatrave turistik për rigjallërimin e tyre ekonomik është parashikuar të ndodhë. Fondacioni Shqiptar i Zhvillimit nën titullin “Investime për transformimin e fshatrave me potencial turistik në zona të integruara të akomodimit dhe shërbimeve” Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka hapur tenderin por pa specifikuar se në cilat fshatra turistik do të bëhen ndërhyrje.
Rikonstruksione në rrugë, sheshe, fasada, etj., parashikohet të ndërhyhet në këto fshatra në disa kategori punimesh.
Sipas FSHZH nëpërmjet këtij projekti synohet shfrytëzimi i aseteve dhe vlerave turistike të fshatrave të cilët përfaqësojnë vlera identitare arkitektonike dhe urbanistike dhe gjenden pranë potencialeve natyrore turistike të shfrytëzueshme me qëllim gjenerimin e ekonomisë mbështetur mbi sektorin e mikpritjes duke e kthyer në linjën kryesore të zhvillimit ekonomik të tyre.
Në tender thuhet se kthimi i shtëpive në qendra shërbimi përbën një diversifikim të ofertës turistike duke e orientuar hovin e zhvillimit që strukturat akomoduese të bregdetit kanë marrë përgjatë viteve të fundit edhe drejt rajoneve të tjera të vendit.
Impakti që ky projekt pritet të ketë është përmirësimi i cilësisë së jetës së banorëve dhe eksperiencës turistike, rritja e numrit te turisteve, rritja e nivelit të kënaqësisë së banorëve, rritja e numrit të sipërmarrësve në zonat e ndërhyrjes, shtimi i vlerës së pronës në zonat e ndërhyrjes, etj.
Tenderi me vlerën rreth 500 milionë lekë është parashikuar të financohet në kuadër të Programit Operacional 2022-2024 të FSHZH-së.
Marinela Lina / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.