70 programe financimi për bizneset – Gonxhja: Informacion i unifikuar, synim mbështetja e eksportuesve
Elisabeta Dosku/ SCAN
Qeveria “ka në dorë” 70 programe financimi, disa prej tyre të përbashkëta me donatorë, të cilat do të jenë në ndihmë të bizneseve dhe kryesisht të atyre që janë prekur nga mbiçmimi i lekut. Pjesëmarrës së konferencën “Balkanomiks”, Ministri i Ekonomisë, Blendi Gonxhja, dha më shumë theksoi se do të ofrohet informacion i unifikuar mbi këto programe.
“Po punojmë që të garantojnë ndërmarrjet që eksportojnë dhe të ndahemi nga pagat jo cilësore. Janë programe në të cilat shumicën e rasteve janë me bashkëfinancues, shumica janë grante të cilat i besohen Shqipërisë përmes institucioneve të ndryshme që funksionojnë në vend, të cilat bëjnë thirrje përgjatë gjithë vitit. Ministria është një kantier i hapur dhe shumë shpejt do të japim informacion më të unifikuar dh më të orientuar në mënyrë që të gjithë të kenë mundësi të bëhen pjesë e këtyre programeve.
Ministri Gonxhja nënvizoi se plani i rritjes së Bashkimit Europian do të zgjerojë edhe më shumë aksesin e vendit dhe të bizneseve në financë.
“Synojmë të disbursojmë 1 miliardë euro që të vëmë në një jetë një sërë reformash që kanë një kosto”.
Pani i Rritjes ekonomike për Ballkanin Perëndimor, është një instrument i ri për të mbështetur reformat e lidhura me anëtarësimin në BE dhe rritjen ekonomike në rajon. Ky plan do të zbatohet në periudhën 2024-2027 dhe pritet të ofrojë deri në 2 miliardë euro grante dhe 4 miliardë euro kredi për gjashtë partnerët e Ballkanit Perëndimor të BE-së në vitet e ardhshme.
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.