“81.5% e familjeve, vështirësi për të paguar dritat” – Studimi: 19% nuk e ngrohin fare ujin në kuzhinë, nuk ka plan për eleminimin e varfërisë energjetike!
81.5% e familjeve shqiptare deklarojnë se e kanë të vështirë për të paguar faturat e energjisë elektrike”. Të dhënat i përkasin studimit mbi varfërinë energjetike, të realizuar nga Qendra EDEN me 650 familje të zonave rurale në 12 qarqe të vendit.
Po ashtu, rezulton se 19% e të anketuarve nuk e ngrohin fare ujin në kuzhinë, për të kursyer energjinë elektrike.
Paralelisht, rezulton se në Shqipëri nuk ka një plan aftgjatë për eleminimin e varfërisë energjetike.
Varfëria energjetike është situata në të cilën një familje nuk mundet të aksesojë shërbimet energjetike në shtëpi në një nivel të tillë që mund të përballojë nevojat e saj sociale dhe materiale.
Ndërkohë që, prezantimi i këtij studimi vjen në një kohë kur qeveria shqiptare ka shpalosur planin e saj për të rritur çmimin e energjisë elektrike, në 42 lekë/kwh për konsumin mbi 800 Kwh.
Ola Mitre / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.