Akademia e Sigurisë: 150 të rinj e të reja nisin sot sistemin ‘Bachelor’!
Akademia e Sigurisë, institucioni elitar, që vijon përgatitjen e gjeneratës së re në Policinë e Shtetit ka mirëpritur sot 150 të rinj e të reja që do të fillojnë rrugën e gjatë të arsimimit, në sistemin ‘Bachelor’,
Ky sistem është rikthyer tashmë pas gati dy dekadash mungese.
Ndërsa 400 punonjës të rolit bazë të diplomuar, nisin sot punën në terren, për t’i kthyer shoqërisë pas, kontributin e dhënë për shkollimin e tyre.
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.