“AKM nuk respekton procedurat për VNM-të”, Ndreka: Problem i madh edhe përmbajtja, Agjencia Kombëtare e Mjedisit s’duhet t’i pranojë
Agjencia Kombëtare e Mjedisit nuk respekton procedurat për miratimin e raporteve të Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis, që është hapi kryesor për dhënien e lejeve mjedisore për zhvillimin e projekteve”. Juristja Dorina Ndreka, që ka përfaqësuar një sërë çështjesh mjedisore në gjykatë, thotë për TV SCAN se problemet në këtë drejtim janë të shumta.
Ndreka thotë se ka shumë raste kur është shkelur koha e parashikuar në ligj për njoftimin e publikut.
Gjithsesi, edhe në rastet kur banorët marrin pjesë, atyre nuk iu jepet përgjigje.
Por, sipas juristes shqetësim mbetet përmbajtja e raporteve të Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis.
Ndreka thotë se këto shkelje janë të dukshme, por Agjencia Kombëtare e Mjedisit nuk merret me këtë problematikë.
Ola Mitre/SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.