“AKU të investojë në laboratorë dhe staf!” – Produktet “Wudy”, Ekspertët: Të rritet monitorimi për sigurinë ushqimore
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit duhet të jetë më vigjilent në kontrollin e produkteve në treg, duke bërë tërheqjen e tyre në kohë për të mos rrezikuar shëndetin e konsumatorëve.
I këtij mendimi është ish drejtori i vlerësimit të riskut në AKU, Besnik Jakaj, teksa ka theksuar se qytetarët shqiptarë vijojnë të jenë të cënuar sa i takon sigurisë ushqimore në vend.
Sipas tij këtë e tregoi edhe rasti më i fundit i produkteve “Wudy”, për të cilat AKU kërkoi të mos konsumoheshin nga qytëtarët pasi përbënin rrezik për shëndetin e tyre.
Ndërsa eksperti i sigurisë ushqimore, Abdyl Sinani, thekson se ka nevojë për forcim të kapaciteteve të AKU-së me laboratorë dhe specialistë si dhe bizneset duhet të kenë patjetër teknologë ushqimorë.
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit njoftoi një ditë më parë se referuar njoftimit të ardhur nga sistemi RASSF (Sistemi i Njoftimit të Shpejtë për Ushqimin dhe Ushqimin për Kafshë) pas analizave laboratorike të kryera në Itali është konstatuar prani e bakterit ‘Listeria”duke përbërë risk me ndikim serioz për shëndetin e njeriut, në produktin Wudy.
Elisabeta Dosku / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.