“Alphabet” pushon nga puna 12 mijë persona – Punonjësit u lajmëruan me e-mail. Do të marrin pagat e 4 muajve
Shoqëria mëmë e Google, Alphabet, konfirmoi shkurtimin e personelit me 12 mijë persona, me anë të një e-maili. Administratori i përgjithshëm Sunbdar Pichai dërgoi një mesazh të postës elektronike për të lajmëruar 6% të totalit të personelit të kolosit teknologjik. Lajmi konfirmohet nga agjencia Bloomberg, që citon fjalët e Pichai, i cili merr përsipër përgjegjësinë e plotë të këtij vendimi me të cilin kolosi i kërkimit në internet i bashkohet të mëdhenjve të tjerë të rrjetit si Meta, Twitter dhe Amazon.
Njësoj si kompanitë e tjera të mëdha të sektorit teknologjik, dhe Alphabet u rrit shumë shpejt në ternat e forcës së punës gjatë pandemisë Covid, dhe tashmë ka vendosur të ndryshojë planet e ridimensionimit të kompanisë.
Pchai shtoi se këto janë momente të rëndësishme që ripërcaktojnë vëmendjen e komoanisë, rivlerësojnë shpenzimet dhe drejtojnë talentet e kapitalet drejt prioriteteve kryesore. Sipas tij kompani ka një mundësi shumë të rëndësishme përballë saj me Inteligjencën Artificiale, një sektor në të cilin konkurenca është gjithnjë e më e ashpër. Ai theksoi se punonjësit e pushuar do të marrin katër muaj pagë dhe do të kenë 6 muaj përfitime shëndetësore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Dorina Kurtaj / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.