Amerikanët duan automjete elektrike – Por, çmimet e larta mbeten shqetësuese për pjesën më të madhe
Gjithnjë e më shumë amerikanë kërkojnë të blejnë automjete elektrike, dhe pse janë të shqetësuar për rritjen aktuale të cmimeve. Shumë pak prej tyre zgjedhin ende të blejnë automjete më benzinë sipas një sondazhi të firmës konsulente ‘Deloitte’. Pothuajse 7 në 10 blerës të mundshëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës presin të paguajnë më pak se 50 mijë dollarë për automjetin e tyre të ri, sipas sondazhit të kryer në shtator – tetor 2022.
Më shumë se gjysma e të anketuarve në sondazh u shprehën se pamundësia për të përballuar cmimin ishte dhe shqetësimi më i madh për sa i përket blerjes së një automjeti elektrik, në një kohë që prodhuesit vazhdojnë të rrisin cmimet për shkak të inflacionit të lartë.
Modeli Y popullor i Tesla fillon nga 65.990 dollarë, ndërsa Mustang Mach-E i prodhuesit të vjetër të automjeteve Ford Motor fillon nga 46.895 dollarë, sipas faqeve të internetit përkatëse të kompanive. Pavarësisht uljes së çmimeve, qëllimi për të blerë një automjet elektrik është rritur 3 pikë përqindjeje nga viti në vit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Synimi për blerje të automjeteve me motor me djegie të brendshme ra në 62% nga 68%.
Sondazhi tregoi gjithashtu se 30% e konsumatorëve amerikanë nuk ia besojnë askujt të dhënat nga automjetet e tyre, duke sinjalizuar një sfidë të rëndësishme për prodhuesit që kërkojnë të fitojnë para nga regjistrimet e lëvizjeve. Në nivel global, konsumatorët preferojnë të paguajnë paraprakisht për teknologjitë e lidhura si pjesë e çmimit të transaksionit të automjetit ose për përdorim, krahasuar me një plan abonimi.
Dorina Kurtaj / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.