Anëtarja e Parlamentit Evropian viziton shkollën në Bërxullë – Ndërtesa e rindërtuar falë programit #EU4Schools
Anëtarja e Parlamentit Evropian, Isabel Santos dhe Ambasadorja e Bashkimit Evropian në Shqipëri, Christiane Hohmann ka vizituar shkollën e rindërtuar 9-vjeçare në Bërxullë, Vorë, e ndërtuar falë programit #EU4Schools, i cili financohet nga BE-ja dhe zbatohet nga UNDP.
Me laboratorë të IT-së, kimisë dhe biologjisë, fusha sportive, dhomë psikologu, ambiente plotësisht të aksesueshme për personat me aftësi te kufizuar, shkolla ofron një mjedis mësimor bashkëkohor dhe të sigurt për 361 nxënësit dhe 27 mësuesit e saj.
Programi “EU4Schools”, jo vetëm rindërton shkolla të dëmtuara, por gjithashtu u ofron nxënësve mundësi për të mësuar dhe zhvilluar në një mjedis të avancuar.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.