Ankandi për parqet eolike, larg finalizimit – Ofertat do hapen në 20 qershor, por fituesit do shpallen në mars 2023
Ofertat e pjesëmarrësve në ankandin e parqeve eolike do të hapen në 20 qershor, por shpallja e fituesve do të kërkojë edhe 9 muaj shtesë. Ndërkohë që, nëse marrim në konsideratë hapat që duhet të ndjekin kompanitë për nënshkrimin e kontratës dhe pajisjen me lejet e domosdoshme, me gjasë deri në vitin 2024 asnjë prej projeketeve nuk do të ketë nisur zbatimin. Referuar kalendarit, që shoqëron procedurën e hapur vitin e kaluar pas hapjes së ofertave, parashikohet një “Afat për Rregullime”, ndërkohë që në muajin gusht do të shpallet emrat e ofertuesve të Para-Kualifikuar.
Më pas, këto kompani do të duhet të dorëzojnë dokumenatcion shtesë, teksa shpalla e opertesit të përzgjedhur parashikohet të bëhet në mars 2023. Ankandi hibrid për ndërtimin e parqeve të prodhimit të energjisë nga era u hap në datën 21 qershor të vitit të kaluar, ndërkohë që çmimi tavan do të jetë 75 euro/MW. Pjesëmarrja në këtë proces konkurrues lejohet vetëm për projekte me një kapacitet minimal prej 10 MW dhe kapacitet maksimal prej 75 MW.
Ndërkohë që, nëpërmjet këtij procesi konkurrues MIE do të përzgjedhë projekte më një kapacitet të përgjithshëm prej 100 MW, të cilët do të përfitojnë masat mbështetëse për blerjen e energjisë. Megjithatë, autoriteti kontraktues, më vonë mund të vendosë që të rrisë kapacitetin total të tenderuar deri në 150 MW.
Forma e ankandit hibrid që nuk është aplikuar deri më tani, ndërsa nënkupton se shteti nuk do të angazhohet me vendosjen e tokës në dispozicion të investitorëve, por do jenë këta të fundit që do të ofrojnë të gjithë paketën e investimit, duke nisur nga toka, investimi financiar e deri tek operimi. Investitorët e interesuar ër këtë procedurë do të duhet të dorëzojnë dokumentet deri në orën 18:00 të së hënës.
Ola Mitre / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.