Apeli i Ballukut: Kujdes me konsumin e energjisë! Kurseni edhe për festa!
Afrimi i festave sjell tradicionalisht në Shqipëri një rritje të konsumit të energjisë elektrike, por ndryshe nga vitet e tjera, këtë vit Shqipëria ndodhet në një krizë energjetike, për të cilën po zbaton edhe një plan kursimi energjie.
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës Belinda Balluku u bën apel qytetarëve të vijojnë më planin e kursimit edhe gjatë periudhës së festave.
Gjithashtu ashtu sikurse ishte njoftuar më herët nga SCAN TV, as për muajin dhjetor nuk do të përdoret tarifimi i diferencuar i atyre që konsumojnë me shumë se 800 kilovatë.
E . S / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.