“Arsimi profesional është garanci!” – Rama vizitë në shkollën profesionale në Elbasan
Diamila Leka/ Scan
Kryeministri Edi Rama këtë të premte zhvilloi një vizitë në shkollën profesionale në Elbasan, ku studiojnë 1400 nxënës. Sipas të dhënave në këtë shkollë, janë gati 8 % më shumë regjistrime në klasë të 10-të në krahasim me vitin e kaluar.
“Arsimi profesional është kategori tjetër. Arsimi profesional është garanci absolute për të pasur një instrument në dorë fëmija që të mos mbetet pa punë. Dhe tjetra që duhet përsëritur vazhdimisht se shumë kush bën arsim profesional nuk e ka të mbyllur derën e universitetit. Por ama ka një zanat që edhe e përdor për të punuar gjatë universitetit, por mund ta përdorë edhe pas universitetit për një sipërmarrje të vetën. Sipërmarrjet e dinë që nuk kanë ku të shkojnë pa njerëz të kualifikuar”
Sipas kreut të Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive, Klevis Hysa në këtë shkollë ka filluar dhe implementimi i sistemit dual.
“Në këtë shkollë kemi filluar dhe implementimin e sistemit dual. Janë 300 biznese që bashkëpunojnë me shkollë, dhe janë shumë të prirura t’i marrin nxënësit në praktikë, po ashtu kanë dhe një vullnet të mirë për t’i paguar.”
Ndërkohë kryeministri Rama theksoi se kjo shkollë i përgjgijet nevojave të tregut të punës si TIK, Hoteleri Turizëm, Ekonomi Biznes, Termohidraulike, Tekstil Konfeksione, Shërbime Mjete Transporti, Mekanikë, Elektroteknikë etj e cila po zbaton dhe Sistemin Dual.
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.