Autoriteti i Konkurrencës gjobit 4 “big-ët” e miellit dhe grurit në Shqipëri!
4 kompanitë e mëdha të miellit në vend kanë rezultuar në shkelje në punën e tyre e për këtë qëllim, Komisioni i Konkurrencës ka vendosur t’i gjobisë ato.
Në vitin 2021, kompanive u ishte kërkuar që të caktonin çmimet e blerjes, të mos kufizonin dhe kontrollonin prodhim e tregjet si dhe të mos ndanin tregjet ose burimet e furnizimit etj. por ka rezultuar se këto nuk janë zbatuar.
Në vitin 2021 u vendos që kompanitë të mbaheshin në monitorim por në fund ka rezultuar se kërkesat e mësipërme nuk janë zbatuar. Në këto kushte, Komisioni i Konkurencës ka vendosur t’i gjobisë ato.
Referuar Komisionit të Konkurrencës është konstatuar se Ndërmarrjet Agroblend, Atlas Mills, Miell Tirana dhe Bloja kanë aplikuar në vazhdimësi çmime të njëjta shitje edhe në periudhën shtator 2021 – gusht 2022, duke mos zbatuar detyrimin e dhënë në vitin 2021.
Po ashtu, ka rezultuar se ndërmarrjet Agroblend dhe Bloja, nuk kanë zbatuar detyrimin e dhënë lidhur me raportimet tre mujore mbi kostot e produktit miell.
Në këtë kontekst, Komisioni i Konkurrencës ka vendosur që kompania Agro Blend të gjobitet në masën 5,7 milionë lekë, Bloja në masën rreth 1,4 milionë lekë, Miell Tirana në masën 2 milionë lekë dhe Atlas Mills në masën 1,3 milionë lekë.
Penaliteti për kompanitë është shoqëruar me detyrimin e ndërmarrjeve që të mos bëjnë marrëveshje dhe/ose praktika të bashkërenduara, të cilat kanë si objekt ose si pasojë pengimin, kufizimin ose shtrembërimin e konkurrencës në treg.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.