Banka e Shqipërisë blen rreth 280 kg ar – Muaji prill, rritet sasia e rezervës në ar për të parën herë që prej dhjetorit 2019!
Banka e Shqipërisë gjatë prillit të këtij viti ka rritur rezervën e saj në ar, për të parën herë që prej dhjetorit të vitit 2019. Kështu, shifrat zyrtare nga institucioni, tregojnë se rezerva ndërkombëtare e institucionit në ar monetar është ngjitur pranë 100 mijë onc, nga 90 mijë onc që ishte kjo sasi gjatë muajit mars. Që prej dhjetorit të vitit 2019, e deri në mars të këtij viti, kjo sasi ka qenë e pandryshuar, pranë 90 mijë onc, sinjalizojnë shifrat zyrtare nga Banka e Shqipërisë. Ndërkohë, kujtojmë se në vitin 2019, që prej muajit qershor, e deri në dhjetor, rezerva e Bankës në ar monetar u rrit ndjeshëm, thuajse duke u dyfishuar, nga 50 mijë onc, në 90 mijë onc. Gjatë 2019-ës, institucioni bleu rreth 1 ton ar në funksion të rezervës….Për të lexuar artikullin e plotë klikoni këtu!
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.