Banka e Shqipërisë shtrëngon rregullat për mikrokreditë-Sejko: Analizë më e mirë risku
Ola Mitre/ Scan
Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë ka miratuar ndryshimet në rregulloren për administrimin e rrezikut në veprimtarinë e subjekteve financiare jobanka, duke vendosur kufizime në lidhje me numrin e kredive konsumatore që mund të marrin individët apo moshën e tyre. Në konferencën për shtyp për komunikimin e politikës monetare, guvernatori Gent Sejko tha se qëllimi i ndryshimeve është një analizë më e mirë risku, me fokus mbrojtjen e kredimarrësve.
Rregullat e reja do të hyjnë në fuqi në 1 janar 2025, por sipas Sejkos në rastet kur kërkohen ndërhyrje në sistemet informatike të institucioneve financiare jo banka, mund të ketë shtyrje të këtij afati.
Sejko foli edhe për kursin e këmbimit euro – lekë, duke e konsideruar nivelin e ri një normalitet.
Sa i takon vendimeve të politikës monetare, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit, në nivelin e 3%.
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.