Bankat e Eurozonës, në rrezik nga inflacioni – Pritshmëri për rritje të kredive të rënduara, shkak rritja e shpejtë e inflacionit
Bankat e zonës euro mund të regjistrojnw rritje të kredive me probleme, pasi zgjerimi i shpejtë i inflacionit si dhe e normave të interesit po godasin të ardhurat e familjeve, sidomos shtresat më të varfëra të bllokut. Deklarata u bë nga Banka Qendrore Europiane në një studimi të ri të publikuara këto ditë.
Me rritjen e inflacionit në nivel dyshifror, familjet po konsumojnë kursimet e tyre, ndërsa mundësia për rritje të të ardhurave është shumë e largët. Veçanërisht për më të varfërit që goditen në mënyrë disproporcionale nga rritja e kostove të ushqimit dhe karburantit.
Në raportin financiar të BQE-së, ndër të tjera shkruhet se ndikimi i simuluar në cilësinë e aktiviteteve të bankave nga fundi i vitit 2022 është material. Kjo pavarësisht niveleve historikisht të ulëta të kredive me probleme. Raporti i kredive me probleme rezultoi në 2.35% në fund të tremujorit të dytë, duke sugjeruar një rritje me një të tretën në rastin më të keq.
Bankat në Itali, Portugali, Greqi dhe Qipro mund të pësojnë disa nga rritjet më të mëdha të kredive me probleme, ndërsa Franca, Irlanda dhe Luksemburgu mund të jenë ndër performuesit më të mirë, shkruhet në studimin e BQE.
Problemi qëndron pothuajse tërësisht te familjet me të ardhura më të ulëta, pasi një rritje prej 10% e kostos bazë të jetesës për ‘to, do të çonte në një reduktim prej 20% të fuqisë shpenzuese, krahasuar me një reduktim prej vetëm 5% midis familjeve me të ardhura mesatare.
Problemi nuk ka gjasa të jetë i natyrës sistematike, megjithatë, pasi familjet me të ardhura më të ulëta mbajnë vetëm 13% të borxhit familjar të bankave të zonës euro në krahasim me 70% të mbajtur nga familjet me të ardhura më të larta, të cilat nuk shihen të vuajnë materialisht.
Normat më të larta të hipotekave, një funksion i rritjes së shpejtë të normës së BQE-së, mund të ndikojnë gjithashtu në cilësinë e aktiveve, megjithëse kjo ka të ngjarë të marrë më shumë kohë pasi hipotekat me normë fikse përfaqësojnë një pjesë të madhe të stokut të kredisë.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.