Barnier paralajmëron rritje taksash për të pasurit – Kryeministri francez synon të reduktojë deficitin buxhetor
Kristi Ceta/SCAN
Kryeministri Michel Barnier paralajmëroi rritjen e taksave për individët më të pasur të Francës dhe disa korporata të mëdha për të reduktuar humbjet në financat publike. Gjithashtu, ai tha se do të mbronte shtresat e ulëta dhe të mesme.
Zyra e Presidentit Emmanuel Macron zbuloi këtë fundjavë një prirje të djathtë, me të cilën ai shpreson se do të thyejë bllokimin politik që pasoi zgjedhjet e parakohshme të verës. Detyra më e menjëhershme dhe e frikshme do të jetë krijimi i një buxheti për vitin 2025 në një kohë që Franca po vuan me një deficit buxhetor në rritje.
“Unë nuk do të rris më tej taksat për të gjithë francezët, as për më modestët, as për njerëzit që punojnë, as për shtresat e mesme. Por nuk mund të përjashtoj më të pasurit nga përpjekja kombëtare për të korrigjuar situatën ku ndodhemi, “tha Barnier.
Borxhi total i Francës qëndron në 110% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, ose rreth 3.2 milionë euro. Të ardhurat tatimore më të dobëta se sa pritej dhe shpenzimet më të larta nga qeveritë vendore kanë bërë që deficiti buxhetor i sektorit publik të rritet drejt 6.2% të prodhimit ekonomik vitin e ardhshëm, nëse nuk bëhet asgjë për ta frenuar atë.
Kjo është në kundërshtim me rregullat e deficitit të Bashkimit Evropian dhe agjencitë e vlerësimit të kredive po shqyrtojnë me kujdes vendimmarrjen franceze. “Një pjesë e madhe e borxhit tonë është vendosur në tregjet ndërkombëtare dhe të huaja. Ne duhet të ruajmë besueshmërinë e Francës”, u shpreh Barnier.
Kryeministri francez, i cili ishte negociatori kryesor i BE-së gjatë negociatave të Britanisë për Brexit, tha gjithashtu se ai ishte gjithashtu i hapur ndaj ndryshimeve në reformën e pensioneve të Macron, por çdo ndryshim nuk duhet të dëmtojë financat e pasigurta të sistemit të pensioneve.
Kundërshtarët politikë të Macron, që i përkasin të majtës apo të djathtës ekstreme, kanë kërcënuar tashmë me vota mosbesimi kundër qeverisë së Barnier. Ata thonë se qeveria nuk është një reflektim i mënyrës sesi votuan francezët në sondazhin e korrikut.
Qeverisë së Barnier i mungon mazhoranca dhe do t’i duhet të mbajë në krah të djathtën ekstreme dhe ta pengojë atë të votojë për të rrëzuar qeverinë nëse dëshiron të mbajë pushtetin.
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.