Bastet “nxehin” ekonominë – Tabaku: I mbyllët vetëm për të “kapur” tregun
Rihapja e basteve sportive ka ngjallur reagime të ashpra në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave gjatë diskutimit të buxhetit të vitit 2023.
Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj ka bërë me dije se të ardhurat vitin e ardhshëm planifikohen në rritje, ku një kontribut në këtë do të ketë dhe rikthimi i lojrave të fatit me afro 2 miliardë lekë.
Por për opozitën, mbyllja e basteve para 4 vitesh ishte një mekanziëm për të “kapur” tregun.
Sipas opozitës qeeria nuk duhet të mendojë për rritje të ardhurash në një vit krize, por për mirëqenien e qytetarëve dhe bizneseve, ndërkohë që po bën të kundërtën duke cuar drejt miratimit një paketë fiskale penalizuese.
Elisabeta Dosku / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.