Bazë elektronike të dhënash për rekordet korruptive – Regjistër për denoncimet, bashkëpunim me Gjendjen Civile dhe E-Albanian për informacionet
Për të gjitha denoncimet të cilat kanë lidhje me rekordet korruptive do të krijohet një bazë të të dhënave shtetërore në një sistem elektronik online.
Sistemi Elektronik i Menaxhimit të të Dhënave të Denoncimeve për Rekordet Korruptive do të grumbulloj informacion dhe ta ruaj në formë elektronike për denoncimet e rasteve të korrupsionit, informacion për menaxhimin, trajtimin e statusin e tyre, si dhe raportimin e të dhënave korruptive nga struktura përgjegjëse kundër korrupsionit dhe koordinatorët e Rrjetit kundër Korrupsionit.
Ky sistem do të administrohet nga Ministria e Drejtësisë, në përputhje me parimet dhe masat tekniko organizative për garantimin dhe menaxhimin e sigurisë në përpunimin e të dhënave personale. Të ndara në parësore dhe dytëësore, sistemi elektronik do të përfshijë të dhëna si rastet e denoncuara, gjurmimin e të dhënave dhe përpunimin e Informacionit, të dhëna mbi statistikat, të dhëna personale të personave si emir mbiemer numër identifikimi por dhe numri I ankesave data etj.
Ministria e Drejtësisë nëpërmjet këtij sistemi elektronik do të ketë mundësinë të ndërpverproj me institucionet e tjera për të`të dhënat e duhura si Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile, portalin e-Albania etj.
Me qëllimin e grumbullimit të tyre, palët do të shkëmbejnë të dhënat personale si dhe do ndërmarrin masa teknike e organizative të përshtatshme për të mbrojtur të dhënat personale nga shkatërrime të paligjshme, humbje aksidentale apo nga çfarëdo forme tjetër e paligjshme përpunimi.
Ky sistem do të ketë të drejtën të marrë informacione nga çdo subjekt, i cili bën një denoncim, kërkesë apo ankesë, të administruar nëpërmjet platformës “Me ty, për Shqipërinë që duam”, nga struktura përgjegjëse për antikorrupsionin në Ministrinë e Drejtësisë, koordinatorët e Rrjetit kundër Korrupsionit etj.
Sistemi (SEMDRK-ja), si bazë të dhënash shtetërore do të bëhet në formatin web-based dhe hostohet në serverat e AKSHI-t.
Marinela Lina / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.