BE mbështet zhvillimin digjital në Shqipëri – Gonzato: Gati një “zarf financiar” rreth 1 miliard euro
Diamila Leka/ SCAN
Rritja e ndikimit të Shqipërisë në Ekonominë digjitale, inovacioni në biznese si dhe avancimi i strukturave digjitale ishin fokusi i konferencës së mbajtur këtë të mërkurë në Tiranë me pjesëmarrës nga Shoqata e Investitorëve të Huaj bashkëpunim me Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit. Gjatë fjalës së tij Ambasadori i Bashkimit Euorpian Silvio Gonzato theksoi se vëmendja është te kompanitë novatore, aftësitë digjitale si dhe mjedise biznese me infrastruktura digjitale. Ambasadori Gonzato tregoi rreth instrumenteve të cilat Bashkimi Europian do të përdorë për të ndihmuar Shqipërinë drejt zhvillimit digjital.
Bashkimi Europian po mbështet zhndërrimin digjital në Shqipëri. Për të parën gjë që flasim të gjithë është plani i rritjes. Pra është një zarf financiar nga ku thuajse 1 miliard euro janë për Shqipërinë. Dhe një nga përparësitë tona është që të fuqizojmë integrimin e Shqipërisë drejt tregut të përbashkët digjital. Pra uljen e tarifave roaming, për ju kur të jeni në BE por edhe për shtetasit tanë kur të jenë në Shqipëri dhe më pas elemiminin e tyre të plotë.”
Sipas ambasadorit Gonzato programi digjital i BE do të ndihmojë bizneset shqiptare për t’u ndërlidhur me bizneset e Bashkimit Europian për financime për çështje si super kompjuterizimi, siguria kibernetike, rritja e infrastrukturës digjitale etj.
“Ndërkohë që instrumenti i tretë që dështirojmë të përdorim është instrumenti novator për zhvillimin e bizneseve në Ballkanin Perëndimor. Të ndihmojmë financimin e ndërmarrjeve të vogla e të mesme për të lulëzuar në ekosistemin e tyre.”
Ndërsa instrumenti i katërt është program i Bashkimit Europian për inovacion në mbështeje të sart up nga ku mbi 50 kompani kanë përfituar nga fondi. Ndërkohë që thirrja e tretë do të lançohet në janar të 2025.
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.