BE, më shumë fonde për energjinë – Do të përdoret edhe 10% e shumës së pashpenzuar në periudhën 2014-2020
Parlamenti europian dhe këshilli arritën një marrëveshje për Repower EU, paketa e masave e destinuar për reduktimin e varësisë energjetike nga Rusia. Mes mjeteve në dispozicion është dhe mundësia për të përdorur fondet akoma të pashpenzuara për t’i dhënë një mbështetje të drejtpërdrejtë familjeve më të cënueshme dhe sipërmarrjeve të vogla dhe të mesme që janë prekur nga kostot e larta energjetike.
Marrëveshja parashikon se mund të përdoret deri në 10% e fondeve të periudhës 2014 – 2020, të cilave nuk do t’u aplikohet rregulli i bashkëfinancimit kombëtar.
Duke pasur parasysh periudhën mesatare dhe të gjatë, pra investimeve për autononinë energjetike, marrëveshja parashikon që vendet anëtare mund të përdorin deri në 7.5% të fondeve të periudhës së re 2021 – 2027 për të realizuar objektivat.
Në përgjithësi, marrëveshja parashikon se burimet shtesë të marra nga vendet anëtare do të shërbejnë për shtimin e kapitalit që i kushtohet energjisë në planet respektive të planeve kombëtare për rimëkëmbjen.
Ndërkohë parlamenti europian dëshiron t’i propozojë komisionit një rishikim mbi mekanimin e funksionimit të buxhetit europian nëpërmjet rezolutës që do të votohet ditët e ardhshme. Rregullat aktuale të buxhetit që miratohen cdo shtatë vjet, nuk janë më të përshtatshme për situatën aktuale. Sipas ekspertëve nuk bëhet fjalë për të shtuar burimet në dispozicion për një politikë apo tjetrën, por për të përshtatur mekanizmin e funksionimit të këtyre fondeve.
Rregullat e ardhshme të buxhetit duhet ndër të tjera të kompletojnë një mekanizëm përshtatjeje automatike ndaj inflacionit.
Dorina Kurtaj / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.