BE u kërkon anëtarëve të koordinojnë blerjet e armëve – Investimet në mbrojtje shumë herë më të vogla se SHBA-ja, Rusia dhe Kina
Bashkimi Evropian ju ka kërkuar ministrave të mbrojtjes të bllokut që të koordinojnë blerjet e armëve, për të marrë kushte më të mira nga furnizuesit, ndërsa ata kërkojnë të plotësojnë furnizimet e varfëruara nga dërgesat në Ukrainë.
Vendet perëndimore kanë nxituar për të rimbushur armët dhe municionet pasi dërguan sasi të mëdha në Kiev, duke kërkuar që industria të rritet për të përmbushur kërkesën në rritje.
“Është urgjente të rivendosim gatishmërinë e forcave tona të armatosura evropiane dhe të plotësojmë rezervat e varfëruara,” tha Stijn Mols, kreu i divizionit të sigurisë dhe mbrojtjes së shërbimit diplomatik të BE, një komiteti të Parlamentit Evropian.
Ministrat e mbrojtjes të BE-së takohen më 15 nëntor dhe Mols tha se shpresonte se ata do të paraqisnin propozime konkrete për blerjet e koordinuara të armëve.
Vendet evropiane kanë nevojë për mbrojtje ajrore dhe raketore, sisteme antitanke dhe artilerie dhe drone, tha Mols. Brukseli shpreson për rreth 5-7 “projekte emblematike” për të koordinuar blerjet nga vendet anëtare në fusha të tilla si municionet.
Blerjet e mbrojtjes në BE rrallë kryhen së bashku, me vende të etur për të mbështetur industritë e tyre vendase.
“Tani është me të vërtetë rasti që të gjithë ne të lëmë mënjanë këto interesa të kahershme kombëtare,” tha Mols.
Timo Pesonen, kreu i Drejtorisë së Përgjithshme të Mbrojtjes, Industrisë dhe Hapësirës të Komisionit Evropian, tha se vendet e BE-së i kishin neglizhuar investimet e mbrojtjes për një kohë të gjatë.
Ndërsa investimet e BE-së ishin rritur me 22% në 20 vjet, ato ishin rritur me 66% në Shtetet e Bashkuara, gati 300% në Rusi dhe më shumë se 600% në Kinë, tha ai.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.