BEI: Kreditimi ngeci, por pritet përmirësim – Publikohet sondazhi mbi rajonin. Në Shqipëri do ketë përmirësim të cilësisë së huasë
Një sondazh i Bankës Evropiane të Investimeve për gjysmën e parë të vitit 2023 konkludon se kërkesa për kredi në Shqipëri ka shënuar stanjacion, ndërkohë që kushtet e miratimit të kredive nga ana e bankave tregtare në vend janë shtrënguar edhe më tej. Sondazhi parashikon përmirësim të kërkesës për kredi gjatë fazës së dytë të vitit, gjë që nuk do të shoqërohet me lehtësimin e kredidhënies nga ana e Bankave. Megjitahtë, cilësia e kredisë pritet të vijë në përmirësim pas gjysmës së parë të vitit.
Sondazhi i kryer nga Banka Evropiane e Investimeve përvecc Shqipërisë është shtrirë në Bosnjë, Bullgari, Kroaci, Çeki , Hungari, Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Poloni, Serbi dhe Sllovaki. Sondazhi zbardh shtrëngim të kushteve të kreditimit në të gjitha vendet, por dizniveli i fortë mes ofertës dhe kërkesës për kredi i vërejtur gjatë gjysmës së parë të këtij viti pritet të zbutet në vijim.
Në rastin e Shqipërisë, të gjitha bankat e huaja që operojnë në vend kanë raportuar rënie apo nivel të pandryshuar fitimesh nga operacionet në Shqipëri krahasuar me operacionet e grupeve në total, në përkeqësim me sondazhet e mëparëshme.
Kërkesa për kredi ka shënuar stanjacion, në të njëjtin nivel me mesataren rajonale. Më shumë segmente të kreditimit kanë shënuar përmirësim, por huatë afatgjata kanë ardhur në rënie. Kërkesë më e fortë për kredi pritet të vërehet gjatë gjashtë muajve të dytë të vitit, në nivel më të lartë se mesatarja e rajonit.
Po ashtu kushtet e miratimit të kredive vijuan të shtrëngohen gjatë gjysmës së parë të vitit, në nivel të përafërt me trendet rajonale, të përforcuara edhe nga ndërhyrjet për normalizimin e politikës monetare. Ndërkohë, bankat e huaja në Shqipëri kanë sonjalizuar se kushtet e kredidhënies priten të shtrëngohen edhe më tëj për gjashtë muajt e dytë të vitit, veccanërisht sektorit të koropratave.
Aksesi në financa, i cili më herët kishte shënuar trende mjaft pozitive në të shkuarën, është përkeqësuar në Shqipëri gjatë gjashtë muajve të parë të këtij viti, por pritet në përmirësim në gjysmën e dytë. Ndërkaq, huatë me probleme kanë mbetur të pandryshara në segmentin e korporatave dhe kredive me pakicë dhe priten në përmirësim në gjashtë muajt e dytë të vitit, fuke qëndruar mbi mesataret e rajonit.
Lorenc Rabeta/SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.