Bien shitjet e automjeteve në Europë – Në 6 mujorin e parë janë ulur me -13.6%
Shitjet e automjeteve në Bashkimin Europian, vendet e EFTA dhe në Mbretërinë e Bashkuar – sipas të dhënave të ACEA, shoqatës së prodhuesve europianë – kanë qenë 5.597.656 njësi, 13.7% më pak se në të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Ndërsa muaji qershor ka thyer një tjetër rekord duke u cilësuar si më negativi që nga 1996 me një rënie prej 16.8%. Këtë muaj u shitën vetëm 1.066.137 automjete.
Në muajin qershor, të 30 tregjet kombëtare të Europës Perëndimore, përvec atyre të Letonisë dhe Islandës, kanë shënuar rënie të konsiderueshme.
Sipas analistëve shkak për këtë janë pasojat e pandemisë tek ekonomitë e kompanive dhe familjeve, inflacioni, lufta në Ukrainë dhe sidomos prodhimi i pamjaftueshëm i automjeteve të reja si pasojë e vështirësisë së furnizimit me microchip dhe pjesë të tjera. Sipas ekspertëve të sektorit i vetmi sinal pozitiv është se në shumë vende janë blerë më shumë automjete elektrike.
Analistët konfirmojnë se sektori i automjeteve është në krizë në të gjithë Europën Perëndimore dhe tashmë i takon qeverive që të marrin masa në ndihmë të prodhuesve.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.