Biznesi, 13 kërkesa për ulje taksash – Jaka: Paketa fiskale gjobvënëse, të ndryshohet drafti për amnistinë fiskale
Biznesi e konsideron paketën fiskale 2023 si gjobvënëse dhe jo mbështetsë për sipërmarrjen. Dhoma e Tregtisë Tiranë dhe shoqatat e biznesit i kanë adresuar qeverisë një listë kërkesash për heqje taksash në disa sektorë, si sektori bujqësor, ai i prodhimit, ndërtimit dhe heqjen e akcizës për gazin.
Sipas shoqatave, kostot e prodhimit aktualisht janë rritur me 50 për qind çka po i çon bizneset drejt shkurtimt të fuqisë punëtore apo falimentit.
Nga ana tjetër biznesi kërkon miratimin e amnistise fiskale dhe penale, por jo në variantin aktual, i cili konsiderohet si dekurajues për bizneset e ndershme.
Bizneset propozojnë ngritjen e një grupi pune me ekspertë nga qeveria dhe sipërmarrja me qëllim hartimin e një pakete fiskale që i përgjigjet sfidave dhe vëzhtirësive aktuale me të cilat po përballen sipërmarrjet vendase.
Elisabeta Dosku / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.