“Boom” i ullirit, prodhimi rritet me 39 % – Ministria nuk jep zgjidhje për vajin e ullirit stok
Prodhimi i ullirit gjatë këtij sezoni është rritur me 39 për qind, gjë që i ka vënë fermerët përpara vështirësisë për të gjetur tregje me qëllim shitjen e vajit të ullirit.
Ndërkohë nga Ministria e Bujqësisë duket se nuk do të ketë masa konkrete.
E pyetur nga SCAN TV lidhur me këtë problematikë, Ministrja Krifca është shprehur se mbështetja do të jetë vetëm përmes Skemës Kombëtare dhe IPARD.
Elisabeta Dosku/ SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.