Bordi i Transparencës – Ulet me vetëm 3 lekë çmimi i naftës
Bordi i Transparencës ka vendosur çmimet e reja të shitjes së karburanteve me pakicë dhe shumicë për tregun vendas. Këto çmime reflektojnë ndryshimet që janë shfaqur në tregjet ndërkombëtare.
Referuar njoftimit, Bordi vendosi:
Çmimet tavan( max), për shitjen me shumicë të produkteve:
246 Lekë/litri për gazoilin 10 ppm ULSD të standardit SSHEN 5902018;
227 Lekë/litri për benzinën Prem Unl 10 ppm të standardit SSHEN 2282018;
71 Lekë /litri për gazit të lëngshëm të naftës;
Çmimet tavan ( max) për shitjen me pakicë të produkteve:
258 Lekë/litri për gazoilin 10 ppm ULSD të standardit SSHEN 5902018;
239 Lekë/litri për benzinën Prem Unl 10 ppm të standardit SSHEN 2282018;
83 Lekë /litri për gazit të lëngshëm të naftës;
Efektet e këtij vendimi fillojnë datë 23.06.2022, ora 18.00, deri në një njoftim të dytë të marrë në mbledhjen e radhës.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.