Borxhi i jashtëm arrin në 9.8 miliardë euro/ Niveli më i lartë historik. 3508 euro për frymë, 4.3 herë më i lartë se viti 2008!
Borxhi i Jashtëm Bruto i Shqipërisë ka prekur një rekord të ri gjatë tremujorit të parë të këtij viti, dhe tashmë fiksohet pranë nivelit të 9.8 miliardë eurove, sinjalizojnë shifrat e sapo përditësuara nga Banka e Shqipërisë. Gjatë tremujorit të fundit të vitit të kaluar ndërkohë, stoku i Borxhit të Jashtëm Bruto të vendit fiksohej pranë nivelit të 9.74 miliardë eurove. Pra, kemi të bëjmë me një rritje të borxhit të jashtëm të vendit në terma absolutë prej rreth 60 milionë eurosh. Në terma nominale, me bazë tremujorësh ndërkohë, rritja fiksohet pranë 0.6%. Gjatë tremujorit të fundit të vitit të kaluar ndërkohë, Borxhi i Jashtëm Bruto rritej me 8.6% dhe në tremujorin pararendës me 2.2%…Për të lexuar artikullin e plotë klikoni këtu!
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.