BQE rrit normën e interesit me 75 pikë bazë – Vendimi, për të luftuar inflacionin në Eurozonë
Këshilli Drejtues i Bankës Qendrore Europiane vendosi sot të rrisë tre normat kryesore të interesit me 75 pikë bazë. Bazuar në vlerësimin e tij aktual, gjatë disa mbledhjeve të ardhshme Këshilli Drejtues pret të rrisë më tej normat e interesit, për të ulur kërkesën dhe për t’u mbrojtur nga rreziku i një inflacioni në rritje të vazhdueshme.
Ky ishte një nga vendimet më të vështira për Bankën Qendrore Europiane, dhe më i vështirë se ai i 21 korrikut kur normat e interesit u rritën për herë të parë që prej 12 vitesh. Dy muaj më parë normat e interesit u rritën me 50 pikë bazë, shumë më tepër se sa ishte parashikuar, në përpjekje për të frenuar inflacionin dhe për të shmangur recesionin që është ende në horizont në Eurozonë.
Në tryezën e 19 anëtarëve kombëtarë dhe 6 anëtarëve të këshillit drejtues u vendosën statistikat e fundit ekonomike të përditësuara në muajin gusht. Për të kuptuar atë që pritet por dhe si një verfikim për pasojat e vendimit të muajit korrik.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.