Britanikët paguhen që të kursejnë energji – Kompania energjetike British Gas shpërblen 100 mijë klientë
British Gas do të paguajë klientët e saj për të reduktuar sasinë e energjisë që ata përdorin gjatë orëve të pikut për të ndihmuar zbutjen e presionit nga rrjeti. Furnizuesi më i madh i energjisë në Britani u shpreh se shpresonte që 100 mijë klientë do të regjistroheshin në këtë nismë. Kjo është kompania më e fundit dhe më e madhe që bëhet pjesë e kësaj skeme e cila drejtohet nga National Grid.
Por gjithësesi ambiciet e saj për numrin e klientëve që marrin pjesë janë më të ulëta se “Octopus Energy” e cila deri më tani ka regjistruar më shumë se 400 mijë klientë në versionin e saj të kësaj skeme. Ndërkohë klientëve të cilët janë pajisur me matës inteligjentë do iu dërgohen e-mail-e duke i pyetur nëse duan të jenë pjesë e kësaj nisme. Sipas drejtuesve të kompanisë, rrjeti elektrik aktualisht po përballet me presion të shtuar dhe teknologjia inteligjente luan një rol të rëndësishëm në menaxhimin e kërkesës maksimale.
Kjo ndihmë në menaxhimin e kërkesës për energji elektrike për banesa ka shumë mundësi që të bëhet një tipar kryesor i tregut në vitet në vijim. Sipas skemës, familjet do të paguhen rreth 5 dollarë për çdo njësi të energjisë elektrike që kursehet në orare të caktuara. Familjeve do iu dërgohet një mesazh brenda orës 18.00 të një dite më parë për t’i vënë në dijeni se kur duhet të fikin furrat dhe televizorët dhe të bëjnë një shëtitje një orëshe. Më pas ata mund të kthehen dhe të përdorin energjinë elektrike si zakonisht. Për një familje kjo nënkupton së pajisjet elektroshtëpiake do të ndizen në orare të caktuara, dhe jo që të hiqen nga përdorimi. Pra nëse një familje pranon të ndezë furrën një orë më vonë do të paguhet 5 dollarë.
Nëse rrjeti është në gjendje t’u kërkojë njerëzve të reduktojnë konsumin e tyre gjatë orëve të caktuara, ai nuk do të ketë nevojë të paguajë shuma të tepruara për energji elektrike nga burime të tjera, si Franca.
Dorina Kurtaj / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.