Bujqësia greke në krizë – Ndryshimi i klimës rrezikon ullinjtë dhe thatësirë masive në të tërë vendin!
Vapë ekstreme, periudha të thata, shtrëngata dhe stuhi: Vitet e fundit i kanë dhënë konceptit abstrakt të ndryshimit të klimës një fytyrë, e cila në rajone të ndryshme të Greqisë shfaqet në mënyra të ndryshme.
Lesbosi pa drurin e ullirit nuk mund të imagjinohet pasi ai është pjesë e kulturës së vendit. Prej shekujsh prodhimi i ullinjve është një degë e rëndësishme e ekonomisë së Lesbosit, ishulli i tretë grek për nga madhësia dhe e gjithë pasuria e ishullit bazohet te ulliri.
“Ne kemi në Greqi një larmi të madhe peisazhesh, disa prej të cilave në jug ngjajnë me ato të Afrikës dhe në veri me ato të Evropës Qendrore. Perëndimi i vendit, me nivelet e larta të reshjeve, është krejt ndryshe nga lindja e thatë”, shpjegon Rigas Tsiakiris, inxhinier pyjesh dhe ekspert për klimën në autoritetin pyjor të Janinës në Greqinë perëndimore. Parashikimet për të ardhmen janë shqetësuese për të gjithë vendin, thotë ai.
Bujqësia dhe blegtoria janë të varur nga uji i pijshëm i ngrirë, i cili nga malet ushqen ujërat nëntokësore, burimet dhe lumenjtë. Por nga shkrirja e përshpejtuar e akullit kushtet kanë ndryshuar me pasojë pakësimin e ujit të pijshëm. ”
Parashikimet japin të kuptojnë se pjesë të mëdha të Greqisë do të preken nga krijimi i shkretëtirës”, shpjegon Tsiakiris. Sipas një studimi, më shumë se një e treta e sipërfaqes së tokës kërcënohet në mënyrë akute: “Në dekadat e ardhshme, ky do të jetë problemi më i madh jo vetëm në Greqi, por në të gjithë rajonin lindor të Mesdheut”. DW
E . S / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.