Bursat europiane e nisin javën në rënie – Investitorët po llogarisin efektet e rritjes së normave të interesit

Bursat europiane janë hapur në rënie në sesionin e sotëm, pasi investitorët po përllogarisin efektet që do të kenë vendimet e bankave qëndrore për të rritur interesat. Indeksi pan-Europian Stoxx 600 e ka nisur ditën në rënie me 0.5%, ndërsa shumica e sektorëve janë në territor negativ.
Referuar të dhënave të tjera, indeksi PMI i Markit për eurozonën tregoi se aktiviteti i biznesit ju rikthye rritjes gjatë janarit, për herë të parë në 6 muajt e fundit, duke shtuar shpresat se blloku do ta shmangë recesionin. Javën e kaluar, tregjet gjetën një mbështetje edhe nga të dhënat mbi punësimin në SHBA, që treguan se ekonomia më e madhe në botë krijoi edhe 517 mijë vende të reja pune, gjatë janarit, kundrejt parashikimeve të analistëve për 187 mijë vende të reja pune.
Edhe shumica e tregjeve aziatike patën një tendencë në rënie, edhe për shkak të dyshimeve për rimëkëmbjen e kërkesës në Kinë.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.