Bursat europiane i rikthehen fitimeve – Investitorët ripozicionohen në një terren të ri ekonomik
Tregjet europiane janë hapur me ndryshime të vogla në sesionin e sotëm, pas një jave mjaft intensive për sa i përket politikave monetare të bankave qëndrore dhe fitimeve të korporatave. Indeksi pan-Europian Stoxx 600 e ka nisur ditën në rritje me 0.7%, me lëndët e para që realizojnë fitimet më të mëdha në rritje me 3%.
Investitorët po përpiqen të ripozicionohen në tregje, në një kohë që bankat qendrore po shtrëngojnë politikat monetare, që mund ta çojnë botën drejt recesionit. Njëkohësisht, tregjet po presin edhe indeksin PMI për Eurozonën, që do të japë një panoramë më të qartë mbi aktivitetin ekonomik në bllokun me 19 anëtare.
Në këtë mënyrë, tregjet e aksioneve në Europë i kanë dhënë fund 3 sesioneve me radhë në rënie, por megjithatë kujdesi vijon të jetë i lartë. Në fokus të investitorëve do të jetë edhe fitimet tremujore të korporatave.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.