Bursat europiane i rikthehen fitimeve – Tregjet presin takimet e bankave qendrore dhe inflacionin në SHBA
Tregjet e aksioneve i janë rikthyer fitimeve në sesionin e sotëm, por investitorët po tregohen në kujdesshëm, në pritje të inflacionit në SHBA, që do të publikohet më vonë gjatë ditës së sotme. Indeksi pan-Europian Stoxx 600 e ka nisur ditën në rritje me 0.3%, ndërsa sektori i teknologjisë kryeson fitimet, në rritje me 1.1%.
Ekonomistët e anketuar nga Reuters parashikojnë se indeksi i çmimeve konsumatore në SHBA do të jetë rritur me 0.3%, me bazë mujore dhe me 7.3% me bazë vjetore, që do të jetë sërish në ngadalësim krahasuar me të dhënat e tetorit.
Gjithashtu, Rezerva Federale do të fillojë takimin 2-ditor ditën e sotme dhe pritshmëritë janë për rritjen e normës bazë të interesit me gjysëm pikë përqindje. Ndërsa të enjten do të marrin vendimet e tyre mbi politikat monetare Banka Qendrore Europiane, Banka e Anglisë dhe Banka Kombëtare e Zvicrës. Referuar të dhënave të tjera, Indeksi i Çmimeve Konsumatore në Gjermani u rrit me 10%, gjatë nëntorit, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe në rënie me 0.5% krahasuar me muajin tetor.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.