Bursat europiane i rikthehen humbjeve – Tregjet presin punësimin në SHBA dhe tregtinë e jashme në Gjermani
Tregjet europiane janë hapur në rënie në sesionin e fundit të javës, pasi investitorët po presin të dhënat mbi punësimin në SHBA, ndërsa po monitorojnë nga afër zhvillimet në Kinë, në lidhje me masat kundër Covid-19. Indeksi pan-Europian Stoxx 600 e ka nisur ditën në rënie me 0.5% të vlerës, ndërsa sektori i naftës dhe gazit realizon humbjet më të mëdha në rënie me mbi 1%.
Në fokus të tregjeve është edhe takimi i BE për të vendosur një tavat prej 60 dollarë për fuçi për naftën bruto ruse. Investitorët po presin edhe të dhënat mbi tregtinë e jashtme në Gjermani dhe çmimet e prodhimit në Eurozonë. Edhe shumica e tregjeve aziatike u mbyllën në rënie në sesionin e fundit të javës, me indeksin e Tokyos, Nikkei që kryesoi humbjet.
Gjithsesi, raporti më i rëndësishëm për sot do të jetë punësimi në SHBA për muajin nëntor dhe analistët parashikojnë se ekonomia më e madhe në botë do të ketë krijuar edhe 200 mijë vende të reja pune, nga 260 mijë që krijoi në tetor.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.