Bursat europiane, në rënie të lehtë – E gjithë vëmendja te BQE dhe fitimet tremujore të korporatave
Tregjet europiane po qëndrojnë në rënie të lehtë në sesionin e sotëm, pasi investitorët janë në pritje të takimit të Bankës Qendrore Europiane, në orët e pasdites. Në anën tjetër, tregjet i kanë mirëpritur raportimet e korporatave mbi fitimet e tyre tremujore.
Indeksi pan-Europian STOXX 600 e ka nisur ditën në rënie me rreth 0.3%, ndërsa sektori i tenknologjisë realizon humbjet më të mëdha në rënie me 1.6%. Banka Qendrore Europiane parashikohet të rrisë normën bazë të interesit me 75 pikë bazë në takimin e sotëm, për të luftuar inflacionin e lartë në Eurozonë, që po qëndron në rreth 10%.
Gjithashtu, gjatë ditës së sotme pritet të publikojë fitimet e tyre tremujore korporata si, Shell, Unilever dhe TotalEnergies. Aksionet e Credit Suisse ranë me rreth 7% në fillim të tregtisë, pasi huadhënësi zviceran raportoi humbje të mëdha në tremujorin e tretë të vitit, për shkak të një plani radikal të ristrukturimit.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.