Bursat europiane, në rënie të lehtë – Tregjet presin rezultatin e zgjedhjeve për Kongresin në SHBA
Tregjet europiane janë hapur me ndryshime të vogla në sesionin e sotëm, pasi investitorët po presin rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve për Kongresin në SHBA. Indeksi pan-Europian Stoxx 600 e ka nisur ditën në rënie me rreth 0.2%, ndërsa sektori i udhëtimeve realizon humbjet më të mëdha në rënie me 1%.
Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA do të përcaktojnë nëse demokratët do të mbajnë shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve dhe në Senat, apo do të jenë republikanët që do të marrin kontrollin. Rezultati i zgjedhjeve do të jetë vendimtar për presidentin, Joe Biden, i cili shpreson të kalojë disa projektligje në mbështetje të ekonomisë.
Republikanëve i nevojitet të fitojnë 5 vende në Dhomën e Përfaqësuesve për të marrë kontrollin. Megjithatë, sipas rezultateve paraprake, demokratët kanë realizuar disa fitore surprizuese në Ohajo dhe Karolinën e Veriut.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.