Bursat europiane, në rënie – Vëmendja kthehet te ngadalësimi i ekonomisë në vitin 2023
Tregjet europiane janë hapur në rënie në sesionin e sotëm, pasi investitorët e kanë rikthyer vëmendjen te ngadalësimi i ekonomisë gjatë vitit 2023. Indeksi pan-Europian Stoxx 600 e ka nisur ditën në rënie me 0.4%, ndërsa shumica e sektorëve janë hapur në territor negativ.
Javën e kaluar, Banka Qendrore Europiane vendosi të rrisë normën bazë të interesit në 2% nga 1.5% që ishte më parë dhe paralajmëroi se inflacioni do të shkojë brenda objektivit prej 2% në vitin 2025. Presidentja e BQE, Christine Lagarde, sinjalizoi se normat e interesit do të rriten me një hap të qëndrueshëm. Edhe Banka e Anglisë dhe Banka Kombëtare e Zvicrës bënë të njëjtën gjë, duke ndjekur hapin e Rezervës Federale më herët gjatë javës së kaluar.
Edhe shumica e tregjeve të Azi-Paqësorit u mbyllën në rënie në sesionin e sotëm, me bursën e Kinës që realizoi humbjet më të mëdha, pavarësisht angazhimit të qeverisë për të stabilizuar ekonominë prej 17 trilionë dollarë në vitin 2023.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.