Bursat europiane, nën presion – Indeksi PMI sugjeron se Eurozona ka hyrë në recesion
Tregjet europiane të aksioneve janë hapur me ndryshime të vogla edhe në sesionin e sotëm, si një reagim ndaj procesverbalit të takimit të muajit nëntor të Rezervës Federale. Politikëbërësit e bankës qendrore më të madhe në botë kanë shprehur besimin e tyre se rritja agresive e interesave është e mjaftueshme për të ngadalësuar inflacionin.
Indeksi pan-Europian Stoxx 600 po qëndron në rritje të lehtë me 0.1%, ndërsa sektori i automjeteve po qëndron në rritje me 0.5%. Investitorët europianë kanë reaguar ndaj të dhënave të publikuara në Eurozonë, ku rezultoi se indeksi PMI për nëntorin u ngadalësua ndjeshëm dhe sugjeron se blloku me 19 anëtarë ka hyrë në recesion.
Edhe tregjet në rajonin e Azi-Paqësorit kanë publikuar fitime modeste. Investitorët po presin edhe të dhënat mbi besimin konsumator në Eurozonë për muajin nëntor, që publikohen më vonë gjatë ditës së sotme.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.