Bursat europiane zgjerojnë fitimet – Investitorët presin sezonin e fitimeve tremujore nga korporatat
Tregjet europiane po qëndrojnë në rritje edhe në sesionin e sotëm, por fitimet janë të kufizuara pasi investitorët po presin fillimin e sezonit të raportimeve tremujore nga korporatat, që do të japin një panoramë më të qartë mbi gjendjen e ekonomisë.
Indeksi pan-Europian Stoxx 600 e ka nisur ditën në rritje me 0.3%, ndërsa sektori i teknologjisë kryeson fitimet, në rritje me 0.6%. Gjithashtu, tregjet po presin edhe të dhënat e indeksit PMI për aktivitetin e shërbimeve dhe të prodhimit në Eurozonë.
Të dhënat e muajit të kaluar, sinjalizuan një ngadalësim të aktivitetit të biznesit. Ndërkohë, shumica e tregjeve në rajonin e Azi-Paqësorit u mbyllën në rritje, por volumi ka qënë i ulët për shkak të Vitit të Ri Hënor. Gjithashtu, investitorët po presin edhe takimin e Rezervës Federale, që zhvillohet javën e ardhshme, dhe parashikohet një rritje e normës bazë të interesit me 25 pikë përqindje.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.