Bursat europiane zgjerojnë fitimet – Investitorët presin takimin e BQE dhe Bankës së Anglisë
Tregjet europiane janë hapur në rritje në sesionin e sotëm, pasi investitorët i mirëpritën lëvizjet e fundit të Rezervës Federale, ndërsa tashmë po presin vendimet e Bankës Qendrore Europiane dhe Bankës së Anglisë.
Indeksi pan-Europian Stoxx 600 e ka nisur ditën në rritje me 0.5%, ndërsa sektori i teknologjisë kryeson fitimet, në rritje me 2.5%. Ashtu siç pritej, Rezerva Federale e rriti normën bazë të interesit me 25 pikë bazë, pavarësisht shenjave të ngadalësimit të çmimeve.
Ndërsa sot, Banka Qendrore Europiane pritet të rrisë normën bazë të interesit me 50 pikë bazë. Përsa i përket korporatave, Deutsche Bank raportoi fitime tremujore për të 10-in tremujor me radhë, të cilat u mbështetën nga kushtet e favorshme të tregut.
Huadhënësi gjerman raportoi 1.8 miliardë euro fitime neto në tremujorin e fundit, ndërsa për të gjithë vitin 2022 fitimet arritën në 5 miliardë euro, në rritje me 159% krahasuar me vitin 2021.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.