Bursat europiane zgjerojnë fitimet – Powell: Procesi i stabilizimit të inflacionit do të kërkojë kohë

Tregjet europiane po qëndrojnë në rritje edhe në sesionin e sotëm, pasi investitorët i mirëpritën komentet e shefit të Rezervës Federale, Jerome Powell. Indeksi pan-Europian Stoxx 600 e ka nisur ditën në rritje me 0.8% të vlerës, ndërsa shumica e sektorëve janë në territor pozitiv.
Duke folur në Klubin Ekonomik të Uashingtonit, Powell tha se inflacioni po fillon të ngadalësohet, por procesi i dizinflacionit do të kërkojë kohë.
Përsa i përket zhvillimeve të tjera, Goldman Sachs parashikon se Prodhimi i Brendshëm Bruto në rang global do të rriten me 2%, gjatë këtij viti, pak më shumë se parashikimet e analistëve disa muaj më parë. Gjithashtu, investitorët po presin edhe fitimet tremujore të kompanive, si Societe Generale, Credit Agricole dhe Vestas.
Gjatë këtij muaji, humori i investitorëve është përmirësuar ndjeshëm për shkak se të dhënat e publikuara në Eurozonë sugjerojnë se blloku mund ta shmangë recesionin gjatë këtij viti.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.