Bursat europiane zgjerojnë fitimet – UBS dhe Credit Suisse do të kenë 5 trilionë asete të investuara
Tregjet europiane janë hapur në rritje edhe në sesionin e sotëm, pasi tensioni është zbutur disa pas blerjes së Credit Suisse nga UBS. Indeksi pan-Europian Stoxx 600 e ka nisur ditën në rritje me rreth 0.9%, ndërsa fitimet më të mëdha i realizon sektori bankar dhe ai i shitjeve me pakicë në rritje me 1.8% dhe 1% respektivisht.
UBS ra dakord të blejë rivalin Credit Suisse për 3 miliardë franga zvicerane ose 3.2 miliardë dollarë. Banka që do të krijohet nga ky transaksion do të ketë rreth 5 trilionë dollarë asete të investuara.
Në sesionin e kaluar, aksione te Credit Suisse ranë me 54%, ndërsa aksionet e UBS u rritën me 3.8%. Gjithashtu, edhe shumica e tregjeve amerikane dhe atyre aziatike u mbyllën në rritje.
Megjithatë, investitorët po tregohen të kujdesshëm pasi po presin takimin 2-ditor të Rezervës Federale, që fillon sot. Analistët presin një rritje të normës bazë të interesit me 25 pikë bazë, por nuk përjashtohet edhe mundësia që normat e interesit të mbahen të pandryshuara.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.