Bursat europiane zgjerojnë humbjet – Powell përçon mesazhe të kujdesshme në lidhje me bankat
Tregjet europiane janë hapur me ndryshime të vogla në sesionin e sotëm, pas njoftimit të shefit të FED, Jerome Powell për rritjen e interesave.
Indeksi pan-Europian Stoxx 600 e ka nisur ditën në rënie me rreth 0.5%, ndërsa sektori bankar kryeson humbjet, në rënie me 1.4%. Banka qendrore Amerikane rriti normën bazë të interesit me 25 pikë bazë, duke e çuar në intervalin nga 4.75% deri në 5%. Gjithashtu, Powell shprehu një qasje të kujdesshme në lidhje me krizën që përfshiu së fundmi bankat amerikane.
Gjithashtu, Powell sinjalizoi se, cikli i rritjes së interesave mund të jetë drejt fundit. tashmë, investitorët po presin edhe vendimet që do të marrë Banka e Anglisë dhe shumica e analistëve parashikojnë një rritje të normës bazë të interesit me 25 pikë bazë.
Por, për shkak se inflacioni në Mbretërinë e Bashkuar u përshpejtua në 10.4% gjatë shkurtit, nuk përjashtohet edhe mundësia e një rritje të interesave me 50 pikë bazë.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.