Çelet fondi 3.3 miliardë lekë për bujqësinë – Krifca: Mbështeten 9 masa, prioritet blegtoria
Qeveria ka miratuar vendimin që i hap rrugë disbursimit të fondit prej 3.3 miliardë lekësh për mbështetjen e fermerëve dhe blegtorëve gjatë vitit 2023.
Pas mbledhjes së Këshillit të ministrave, në një deklaratë për mediat, ministrja e bujqësisë Frida Krifca bëri me dije se këtë vit do të mbështeten 9 masa në ndihmë blegtorëve, bletarëve, fermerëve të serrave, atyre që ndërtojnë ferma organike por edhe ndërtimit të tregjeve të reja bujqësore dhe të kafshëve të gjalla dhe deri tek përçimi i teknikave të reja të kultivimit përmes skemës kombëtare të trajnimit në bujqësi.
Gjithashtu, Krifca theksoi do të vijojë mbështetja për të tretin vit radhazi me skemën e naftës falas për fermerët, ku afro rreth 1,4 miliard lekë do të përdoren për ti lehtësuar ata nga kosto që i peshon më shumë në aktivitetin e tyre, atë të karburantit. Ndërsa nuk do të mbetet jashtë financimit, edhe sektori i peshkimit.
Elisabeta Dosku/SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.